|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Bota » Historiku i revistës “Charlie Hebdo”, ja atentatet e kërcënimi nga al-Qaeda

Historiku i revistës “Charlie Hebdo”, ja atentatet e kërcënimi nga al-Qaeda 

harlie-hebdo-

“Charlie Hebdo” është një revistë satirike e përjavshme me karikatura, raporte, debate dhe lojëra. Jo konformiste në përmbajtjen e saj, revista vlerësohet me një sens të theksuar anti-fetar dhe si e krahut të majtë, pasi ka publikuar prej vitesh artikuj ekstreme mbi katolicizmin dhe islamizmin, politikën e kulturën, dhe sipas kryeredaktorit Stephane Charbonnier, i cili humbi jetën në sulmin terrorist të së mërkurës, “këndvështrimi i revistës reflekton të gjithë përbërësit e pluralizmit të krahut të majtë, bashkë me abstenuesit”.

152973Në vitin 2011 revista pësoi një sulm me bombë në zyrat e saj dhe iu sulmua website zyrtar. Kjo u mendua se erdhi pas vendimit për të ndryshuar emrin e një versioni special të revistës me kryeredaktor profetin Muhamed dhe me kopertinë një karikaturë të tij që qarkulloi në të gjitha mediat sociale për mjaft ditë. Sulmi u dënua nga mjaft njerëz të shtypit të cilët e konsideruan si një veprim të papranueshëm.

Në 2012 revista publikoi një seri karikaturash satirike sërish me profetin Muahmed si personazh kryesor, madje dhe me pamje nudo të tij. Në atë periudhë u rrit siguria në vend rreth ndërtesës së revistës, por dhe në ambasadat franceze në 20 vende myslimane, për shkak të frikës së sulmeve të mundshme. Edhe ministri i Jashtëm i asaj kohe i dënoi këto karikatura duke i konsideruar si provokuese ndaj shteteve myslimane, ndërsa vetë kryeredaktori u përgjigj se në Francë vepron parimi i të drejtës së lirisë së shprehjes dhe fjalës së lirë dhe se kjo ishte diçka që ata e bënin me të gjithë, ndaj nuk kishte përse të konsiderohej provokim.

Në 2013-ën lideri i al-Qaedas vuri deri dhe një çmim për kokën e kryeredaktorit Stephan Charbonnier dhe në masakrën e ditës së sotme, sulmuesit e kryen këtë akt duke thirrur “Allahu Akber” (Zoti është i madh) duke thënë se kjo ishte një hakmarrje ndaj profetit Muhamed.

 

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0