|Friday, April 28, 2017
You are here: Home » Sport » Herolind Shala nënshkruan me Sparta Pragën

Herolind Shala nënshkruan me Sparta Pragën 

ekskluzive-herolind-shala-n-euml-nshkruan-me-sparta-prag-euml-n_hd

Edhe një futbollist tjetër i Kombëtares së Shqipërisë ka ndërruar mjedis. Talenti i madh, Herolind Shala është lojtari më i ri i gjigantit çek Sparta Pragë.

Herolind Shala është bërë me skuadër të re. Djaloshi 22-vjeçar nga Drenasi prej sot e tutje është lojtar më i ri i Spartës së Pragës.

Lajmin për transferimin e tij, e ka dhënë vet lojtari për Telegrafin, duke deklaruar se është shumë i lumtur me marrëveshjen e arritur, marrëveshje që do ta mbajë atë në Pragë deri në vitin 2018, transmeton Telegrafi.

“Prej sot jam lojtar i Spartës së Pragës. Jam shumë i lumtur me marrëveshjen e arritur, dhe tani më pret punë e madhe për të bërë. Synimi është që ta fitojmë titullin në Çeki”, tha Shala për Telegrafin.

Tutje talenti i Kombëtares, ka deklaruar se zgjodhi Spartën para skuadrave tjera që ishin të interesuara për të, për shkak se klubi çek i ofron mundësin që të luaj në Ligën e Kampionëve.

“Sparta është një klub shumë i madh. Ka histori të madhe dhe luan gjithmonë në Ligën e Kampionëve ose në Ligën e Evropës. Unë do ta jap maksimumin tim për këtë fanellë që të vazhdoj me suksese”,deklaroi Shala për Telegrafin.

Lojtari kishte oferta edhe nga shumë skuadra të tjera evropiane, si nga Italia, Franca, Belgjika, Holanda Danimarka e Norvegjia, por zgjodhi Spartën.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0