|Thursday, May 25, 2017
You are here: Home » Kosovë » Haradinaj: Isa Mustafa i ka vesh teshat e Hashim Thaçit!

Haradinaj: Isa Mustafa i ka vesh teshat e Hashim Thaçit! 

largea_daut-haradinaj-680x365_c1420738156

Duke folur për krijimin e institucioneve të reja përmes koalcionit PDK-LDK, Haradinaj thotë se nuk beson që gjendja në Kosovë mund të ndryshohet me këtë koalcion.

Ai tha se kryeministri Mustafa, do të vazhdoj të qeverisë në mënyrën e ish kryeministrit Thaçi.
“Kryeministri Mustafa i ka vesh teshat e Hashim Thaçit. Ne kemi bashkëpunuar me të gjitha partitë e bllokut, kjo është pamundësuar, ne jemi duke punuar që ta krijojmë një bllok të ri opozitar, të paktën të jemi moniturues të qeverisë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj: Të merren masa më të rrepta për të ndaluar pjesëmarrjen në luftërat e huaja

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, thotë se pjesmarrja e kosovarëve në luftërat fetare duhet të luftohet nga institucionet e Kosovës.

Sipas Haradinajt, deri më tani nuk është bërë mjaftushëm sa i përket kësaj çeshtje, që sipas tij, është një fenomen negativ, i cili mund t’u kushtojë me jetë atyre që marrin pjesë në këto luftëra.

“Organizmat e sigurisë duhet të i marrin masat, duhet të gjindjen linjat buxhetore, pasi që po ja u shpërlajnë trurin. Ne nuk kemi asgjë kundër fesë islame, por nga radikalistët, organizmat e sigurisë, si intelegjenca e shtetit duhet të marrin masa dhe këta njerëz ti sanksionjnë me njerëz”, ka thënë Haradinaj në Info Magazinë.

“Institucionet e Kosovës, qeveria Thaçi i ka mbyll sytë para kësaj dukurie, nuk janë marrë masat e shpejta për të paranadlauar kur e dimë se mbi 400 shqiptarë marrin pjesë në luftërat e huaja”, ka thënë Haradinaj.

Ai është zotuar se do të jetë shumë i zëshëm në Kuvendin e Kosovës, pasiqë siç tha ai, nuk është kauzë e jona e duhet të bëjmë thirrje që të mos marrin pjesë në luftërat e huaja.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0