|Friday, April 28, 2017
You are here: Home » Lajme » Gruevski për vizitë në Indi

Gruevski për vizitë në Indi 

gruevski-620x330

Kryeministri Nikolla Gruevski së bashku me delegacionin qeveritar në përbërje të të cilit është ministri pa resor i obliguar për tërheqjen e investimeve të huaja Xheri Naumof, zëvendësministri i Ekonomisë Hristijan Delev dhe zëvendësdrejtori  i Agjencisë pwr Investime të Huaja dhe Promovim të eksportit Kliment Shekeroski prej sot në disa ditë të ardhshme janë në vizitë ekonomike politike në Republikën e Indisë.

Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do të qëndrojë në qytetin Ahmedabad, ku do të marrë pjesë në samitin e shtatë global Vibrant Guxharat i cili do të zgjasë prej sot deri në datën 13-të të këtij muaji, ndërsa do ta hapë kryeministri indian Narendar Modi. Gjatë samitit kryeministri Gruevski pritet të realizojë shumë takime të ndara bilaterale në nivel politik dhe ekonomik.
Kryeministri Gruevski në suaza të qëndrimit në Indi do t’i vizitojë edhe qytetet Çenai, Kalkuta dhe Xhajpur ku do të  prezantohen mundësitë për investime në Republikën e Maqedonisë.

Republika e Maqedonisë dhe Republika e Indisë kanë marrëdhënie diplomatike prej vitit 1995.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0