|Wednesday, May 17, 2017
You are here: Home » Bota » Gazetari gjerman hyn në territorin e ISIS: Ata janë më të fortë nga sa i mendojmë

Gazetari gjerman hyn në territorin e ISIS: Ata janë më të fortë nga sa i mendojmë 

isi123

Një gazetar gjerman ka depërtuar brenda territorit të ISIS, dhe ka marrë në pyetje luftëtarët e grupit islamik, të burgosur dhe njerëz të tjerë që janë dëshmitarë të luftës që po ndodh në Siri dhe Irak. Udhëtimi i Juergen Todenhoefer ka qenë i vështirë, i rrezikshëm, por ai do të hapë sytë e shumë njerëzve që nuk besojnë se ISIS është i rrezikshëm. Gazetari depërtoi thellë në territorin ISIS , në zonën që njihet si kalifati i tyre, duke vizituar qytetet Raqqa dhe Deir Ezzor në Siri, si dhe Mosul-in në Irak. Mosul-i është qyteti i dytë më i madh i Irakut, që u mor nën kontroll nga ISIS që në qershor. Todenhoefer vizitoi xhaminë, atje ku lideri i ISIS, Ebu Bekr el-Bagdadi, bëri daljen e tij publike.

“Ka një ndjenjë të tmerrshme të normalitetit në Mosul”, tha Todenhoefer në një intervistë ekskluzive për CNN. “130.000 të krishterët janë dëbuar nga qyteti, edhe komuniteti Shia ka ikur, shumë njerëz janë vrarë, por qyteti po funksionon ende, dhe njerëzit aktualisht e pëlqejnë stabilitetin që Shteti Islam u ka sjellë atyre”. Megjithatë, ai tregon se ende ka një ndjenjë frike në mesin e banorëve: “Sigurisht shumë prej tyre janë mjaft të frikësuar, sepse dënimi për thyerjen e rregullave të rrepta të Shtetit Islam është shumë i rëndë”

Download

Sipas udhëheqësve të ISIS, luftëtarët e grupit arritën ta marrin Mosul-in me vetëm 300 njerëz, edhe pse më shumë se 20.000 ushtarë të ushtrisë irakiane u vendosën aty kur filloi sulmi. Todenhoefer foli me disa luftëtarë të ISIS që morën pjesë në operacion.“Na u deshën katër ditë për të marrë Mosuli-n” tha një luftëtar i ri. “Pra, ju keni qenë vetëm 300 burra dhe ju mundët 20.000 trupa në katër ditë” – pyeti Todenhoefer.

“E pra, ne nuk i sulmuam të gjithë në të njëjtën kohë, ne goditëm bazat e tyre të vështira, duke përdorur sulme vetëvrasëse. Pastaj të tjerët u larguan shumë shpejt” –shpjegoi luftëtari. “Ne luftojmë për Allahun, ata luftojnë për para dhe gjëra të tjera që në të vërtetë nuk u besojnë”. Gazetari tha CNN se luftëtarët e ISIS kishin një shkëlqim në sytë e tyre, dhe një lloj entuziazmi.

“Kur ne  qëndruam në shtëpinë e tyre të rekrutimit, vinin nga 50 luftëtarë të rinj çdo ditë. Dhe unë thjesht nuk mund ta besoja shkëlqimin në sytë e tyre. Ata mendonin se po vinin në një tokë të premtuar, dhe se ishin duke luftuar për gjë të drejtë. Ata nuk janë njerëz budallenj. Një nga njerëzit që takuam ishte dikush që sapo kishte mbaruar shkollën për drejtësi, dhe kishte oferta të mëdha për vende pune, por ai erdhi për të luftuar. Ne u takuam me luftëtarë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara. Një nga ata ishte nga New Jersey. A mund ta imagjinoni një burrë nga New Jersey që udhëton për të luftuar për Shtetin Islamik”, tha gazetari.

Todenhoefer udhëtoi për të parë ushtarët e ISIS që ishin fëmijë, por të pajisur me veshje të Shtetit Islam dhe armë AK-47. Një prej djemve dukej shumë i ri, por pohoi se kishte shkuar për të luftuar për ISIS.

“Sa vjeç jeni?”, e pyeti Todenhoefer.

Download (1)

“Unë jam 13 vjeç”, u përgjigj djali – edhe pse ai dukej edhe më i ri se kaq.

 

Një nga episodet më të veçanta të udhëtimit të Todenhoefer në rajonin e kontrolluar nga ISIS, ishte intervista me një luftëtar gjerman i cili foli në emër të udhëheqjes së ISIS.

Burri, në mënyrë të qartë i palëkundur rreth qëllimit të grupit, lëshoi një paralajmërim për Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

“Pra, ju do të vini në Evropë” – e pyeti Todenhoefer atë.

“Ne do ta pushtojmë Evropën një ditë. Kjo nuk është një pyetje nëse ne do ta pushtojmë Evropën, është vetëm një çështje se kur do të ndodhë kjo. Por është e sigurt … për ne, nuk ka kufij” – tha luftëtari.

Download (2)

 

 

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0