|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Shëndetësi » Ftoi, vetitë dhe vlerat e tij

Ftoi, vetitë dhe vlerat e tij 

ftoi

Ftoi është një lloj peme e familjes “Cydonia” e që i përket nënfamiljes “Maloidare”. Ky emër latin rrjedh nga qyteti i dikurshëm i Kydonia, e që sot njihet si Chania në ishullin e Kretës.

Ftoi është anëtar i vetëm i Cydonia. Ai është një pemë e vogël, gjetherënëse, rreth 5-8 m e lartë dhe 4-6 m e gjerë, dhe ka një frut me ngjyrë të verdhë kur është i pjekur. Fruti i papjekur është i gjelbër me shtresë të bardhë, shumica e të cilit hiqet kur fruti piqet në vjeshtën e vonë, dhe ndryshon ngjyrën në të verdhë.

Lulet e ftoit çelin në pranverë pas gjetheve dhe janë me ngjyrë të bardhë ose rozë.

Në gjuhën portugeze ftoi quhet “marmelo“ ku edhe rrjedh fjala marmelatë, sepse në fillim marmelata bëhej nga ftoi.

Vetitë ushqyese dhe shëruese të ftoit

Ftoi ka ndikim qetësues në sistemin e tretjes. Çaji nga farat e ftoit përdoret si qetësues, kundër pagjumësisë dhe kundër erës së keqe të gojës. Lëvozhga e ftoit përdoret si mjet kundër kapsllëkut.

Farat e thara, gjethet dhe tuli i ftonjve përdoren për qëllime mjekësore. Farat kanë shije të lehtë të bajameve të hidhura dhe janë pa erë.

Ftoi përdoret i freskët ose në formë reçeli, marmelate, si dhe për t’i dhënë shije, aromë dhe qëndrueshmëri marmelatës së mollës, të dardhës dhe të frutave të tjera. Ftoi është i ushqyeshëm sepse përmban vitamina A dhe C, sheqerna, acide, kripëra minerale, si kalium etj.

Ftonjtë kanë veti shëruese dhe janë përdorur qysh në lashtësi për këtë qëllim. Përdoren kundër diarresë (jashtëqitjes), dizenterisë dhe të vjellave. Ai është një qetësues i mirë dhe përdoret edhe në rastet e pagjumësisë dhe kollës. Farat e ftoit janë të zeza dhe përmbajnë pak glikozide dhe vajra.

 

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0