|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Shëndetësi » Frutat e thata, vlerat shëndetësore të tyre

Frutat e thata, vlerat shëndetësore të tyre 

frutat e thata

Arrat, lajthitë, bajamet dhe të gjithë farat vajore duhet të konsumohen përditë. Frutat e thata janë për tu konsideruar ushqime shumë të çmuara dhe të shëndetshme të cilat kanë efekt të mirë antioksidantë dhe kundër plakjes.

1- Çfarë janë farat vajore?

Farat vajore janë arrat, bajamet, lajthitë, farat e pishës, stikat, kikirikët, dhe farat e kungullit të cilat shpesh quhen fruta të thata.

2- Perse na bëjnë mire?

Motivet për të cilën duhet të konsumojmë sa më shumë fruta të thata është sepse janë të pasura me acide yndyrore të pangopura, vitamina, minerale, fibra dhe substanca të duhura për organizmin. Për të mos përmendur këtu për përmbajtjen e lartë të proteinave shumë të rëndësishme për vegjetarianët. Farat vajore janë të pasura me yndyra të cilat thithen lehtë nga organizmi ynë.

3- Frutat e thata të shëndetshme për shëndetin

Farat vajore janë shumë të pasura me tokoferol një ushqyes vitaminik shumë i rëndësishëm për jetën e njeriut dhe antioksidantë të fuqishëm. Gjithmonë fal kësaj substance farat vajore bëjnë shumë mirë për lëkurën dhe hidratimin e saj. Është e rëndësishme të ruhen në mënyrë të përshtatshme dhe të konsumohen në momentin kur i qërojmë.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0