|Thursday, June 1, 2017
You are here: Home » Sport » Fitore e madhe për Robin Krasniqin

Fitore e madhe për Robin Krasniqin 

robin krasniqi

Robin Krasniqi shënoi fitore kundër polakut, Dariusz Sek duke iu hapur rruga për titullin botëror. Ai arriti që për mrekulli të mbroj titujt që zotëron në WBA Continental dhe WBO International.

Krasniqi që ka nënshtetësi gjermane, ka arritur që për mrekulli të mbroj titujt që zotëron në WBA Continental dhe WBO International, ndërsa kjo fitore, tani i hap rrugën për të luftuar për titullin e botës në WBA.
Në meçin që zgjati 12 raunde, Krasniqi tregoi edhe një herë se ishte më i përgatitur se boksieri polak, ndërsa në këtë fitore, shumë e ndihmuan edhe bashkëvendësit shqiptarë, që kishin mbushur sallën ku zhvillohej meçiBoskieri junikas që përfaqëson Gjermaninë,

Krasniqi u tregua më i mirë se polaku në këtë meҫ, duke fituar me vendim unanim të gjyqtarëve.

Robini ishte veҫmas i mirë në tre raundet e parë si dhe në raundet 10-të e 11-të, duke e fituar këtë duel tejet të rëndësishëm për karrierën e tij. Ai tani do ta ketë duelin e radhës kundër Jurgen Brahmer (WBA) ose Sergey Kovalev (WBO).

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0