|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Lajme » EVN: Zgjidhet problemi i energjisë në rajonin e Rekës

EVN: Zgjidhet problemi i energjisë në rajonin e Rekës 

EVN2

Të gjitha vendbanimet në Komunën e Mavrovës dhe Rostushes janë duke u furnizuar me energji elektrike, njoftojnë nga EVN-ja.
Përfaqësuesit e shtabit të krizës të EVN Maqedoni, kryetari i Komunës së Mavrovës dhe Rostushes si dhe drejtorët e bashkësive lokale, u dakorduan se si t’i tejkalojnë problemet me energji elektrike nëse do të zgjasin temperaturat e ulëta në këtë rajon.
Sipas EVN-së, ndërprerjet të cilat po shfaqen janë nga mbingarkesa e madhe e trafostacionit të cilat paraqiten nga konsumi i dyfishuar.
“Largpërçuesit kryesorë janë shumë të shkatërruar nga dëbora dhe moti i keq, rrugët drejt tyre janë të paarritshme, me ç’rast EVN Maqedoni u detyrua të ndërtojë largëpërçues të përkohshëm 10kW që të sjellë furnizim deri tek Jançja, prej ku tension do të marrin këto vendbanime”, thuhet në kumtesën e EVN-së.
Ky largpërçues, siç shtohet më tej, në këto temperatura të ulta dhe rritja e kapacitetit tek konsumatorët i cili është dyfishuar, nuk do t’i përballojë mbingarkesat e mëdha, dhe për këtë arsye konsumatorët do të duhen me shumë kujdes ta shfrytëzojnë energjinë elektrike. Do të duhet ta shfrytëzojnë vetëm për përgatitje të ushqimit dhe ndriçim, ndërsa energjinë elektrike për momentin mos ta shfrytëzojnë për nxehje por të shfrytëzojnë mekanizma të tjerë për ngrohje. Nëse kjo nuk respektohet EVN Maqedoni do të detyrohet të marrë masa shtesë për mbrojtjen e rrjetit dhe në të njëjtën kohë t’ju ofrojë konsumatorëve energji elektrike.
Ekipet e EVN-së do të vazhdojnë punën në terren për mënjanimin e ndërprerjes eventuale të rrjetit elektrik.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0