|Tuesday, May 23, 2017
You are here: Home » Sport » Enrique konfirmon: Messi do vazhdojë të godasë penalltitë

Enrique konfirmon: Messi do vazhdojë të godasë penalltitë 

Luis-Enrique
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka konfirmuar se Lionel Messi do të vazhdojë të godasë penalltitë edhe pse e humbi në takimin e fundit kundër Manchester Cityt.

Tashmë gjithçka është e konfirmuar nga Enrique, Messi do të vazhdojë të godasë penalltitë e skuadrës së Barcelonës.

“Ata që e humbasin penalltinë janë ata të cilët dëshirojnë të marrin përsipër një përgjegjësi të tillë. Dhe, padyshim që lojtari që do të godasë penalltitë tona do të jetë Messi”.

“Ne kemi një besim të plotë në kapacitetin e tij për të shënuar gola nga penalltitë”, tha Enrique për reporterët.

 

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0