|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Sport » Elche bombardohet nga Barça

Elche bombardohet nga Barça 

2015-01-24_ELCHE-BARCELONa

Barcelona ka mposhtur Elchen me rezultat të thellë 6 me 0 në javën e 20-të në La Ligë për të mbetur hije e Realit në krye të tabelës.

Skuadra e Luis Enriques ishte vazhdimisht dominuese në fitoren e 15-të sivjet. Gerard Pique ishte golashënuesi i vetëm në pjesën e parë. Reprezentuesi i Spanjës shënoi në minutën e 35-të pas harkimit të Xavit nga gjuajtja e lirë.

Në pjesën e dytë serinë e golave e nisi Lionel Messi, që në minutën e 55-të realizoi nga pika e bardhë për rezultatin 2 me 0.

Dy minuta pas golit të dytë të katalunasve, Elche mbeti me një lojtar më pak pasi që Fajr u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Messi ishte i rëndësishëm edhe te katër golat e fundit të Barçës.  Ai së pari asistoi për dy golat e Neymarit për të vendosur “pokerin” e Barçës, ndërsa më pas me golin e dytë personal shënoi për 5 me 0.

Në minutat shtesë Messi asistoi edhe për Pedron që shënoi për rezultatin përfundimtar.

Tani Barcelona ka 47 pikë, një më pak se Reali që prinë edhe pse ka një takim më pak të zhvilluar. Pas dy rivalëve qëndron kampioni Atletico Madrid që ka 41 pikë të tubuara.

 

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0