|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Bota » Eksperti amerikan: Ngjarja në “Charlie Hebdo” është montim (VIDEO)

Eksperti amerikan: Ngjarja në “Charlie Hebdo” është montim (VIDEO) 

Screenshot

Ajo që ndodhi para dy ditësh në Paris, në redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo”, tronditi gjithë botën. Por është një ekspert amerikan ai i cili ka ngritur dyshimet e para për një montim të të gjithë ngjarjes.

Në videot amatore, të xhiruara nga njerëz dëshmitarë, shihen disa detaje dhe ngrejnë shumë pikëpyetje.

Në njërën nga videot e cila është xhiruar nga dëshmitar okular, shihet se si qëllohet mbi policin e shtrirë në tokë, ku i drejtohet me kallashnikov drejt e në kokë, por pas disa sekondash gjaku nuk shfaqet fare. Ky detaj njeriun e bën ekspertin të dyshojë dhe të nisë të analizojë të gjitha videot me rradhë.

Në një video të xhiruar nga një dëshmitar tjetët shihet se si një punonjës i revistës i cili ka veshur xhaketën anti-plumb. Çfarë kërkon njeriu me anti-plumb në mesin e gazetarëve?

Analisti amerikan, i cili i ka hedhur videot në Youtube në fund thotë: “Në qoftë se je mysliman, ti duhet të jesh i nervozuar tani, sepse unë jam nervozuar dhe nuk jam mysliman. Ata i fajësojnë vazhdimisht myslimanët..Kjo është e qartë që është rast i montuar…”.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0