|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Kronika e Zezë » Dymbëdhjetë të vdekur e 38 të zhdukur nga djegia e tragetit

Dymbëdhjetë të vdekur e 38 të zhdukur nga djegia e tragetit 

digjet trageti

Numri i të vdekurve si rezultat i djegies së anijes e cila është përfshirë nga flaka, ka arritur në dymbëdhjetë persona( me gjithë dy marinarët shqipëtarë), ndërsa kërkimet po vazhdojnë edhe për rreth 38 persona të tjerë të cilët konsiderohen të zhdukur.

Të gjithë pasagjerët që kanë qenë në anijen “Norman Atlantik” e cila aktualisht gjendet në brigjet e Shqipërisë, janë evakuar të hënën në mbrëmje. Anijet ende janë në kërkom të trupave të 38 personave të cilët konsiderohen të zhdukur, ndonëse ka pasur dyshime rreth nunmrit të personave që kanë qenë në anije. Ministri italian i transportit, Maurizio Lupi, ka njoftuar se 427 pasagjerë janë marrë nga helikopterët gjatë operacionit të shpëtimit si dhe 56 anëtarë të ekuipazhit.

Anija ishte duke udhëtuar nga Greqia për në Itali teksa e ka përfshirë zjarri në brigjet e ishullit Korfuzit.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0