|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Sport » Di Maria, është lojtari argjentinas i vitit 2014

Di Maria, është lojtari argjentinas i vitit 2014 

di maria 2014

Anësori i Manchester Unitedit, Angel Di Maria, ka mposhtur Lionel Messin dhe Sergio Agueron në garë për futbollistin më të mirë të Argjentinës për vitin 2014.

26-vjeçari fitoi çmimin Olimpia de Plata pas suksesit me ish-klubin e tij, Real Madrid, ku fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit.

Di Maria ishte i rëndësishëm edhe në Botëror ku shënoi golin e rëndësishëm ndaj Zvicrës.

Kjo është hera e parë që Lionel Messi nuk e fiton këtë çmim që prej vitit 2006, edhe pse sulmuesi i Barcelonës ka shënuar 56 gola për klubin dhe kombëtaren dhe ka fituar çmimin si lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror këtë vit.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0