|Tuesday, May 30, 2017
You are here: Home » Kronika e Zezë » Dhunoi dy policë, shqiptari në pranga

Dhunoi dy policë, shqiptari në pranga 

dhunoi-dy-polic-euml-pranga-shqiptarit

Një 21-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi akuzohet se ka goditur dhe dhunuar dy oficerë policie.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur dy oficerët e policisë, kishin shkuar në banesën e tij, për t’i dorëzuar disa dokumente që i kishin humbur, transmeton shekulli.

Rrethanat e dhunës mbeten ende të paqarta, por mediet italiane shkruajnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte dalë nga banesa duke goditur me shkop gome makinën e policisë.

Më pas i riu, i cili dyshohet të ketë qenë në gjendje të rënduar psikike, është drejtuar edhe nga karabinierët italianë, të cilët janë detyruar të ndërhyjnë për ta neutralizuar dhe arrestuar.

Si rezultat i goditjeve, një prej oficerëve të policisë, ka marrë disa plagë dhe është çuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0