|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Kosovë » Çollaku: Kanë kaluar ditët kur kosovarëve u justifikohej migrimi në BE

Çollaku: Kanë kaluar ditët kur kosovarëve u justifikohej migrimi në BE 

qollaku

Ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku, në Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian, ka thënë se qytetarët e prekur nga migrimi ilegal dëmtohen në mënyrë të drejtpërdrejt, si në aspektin financiar, po ashtu edhe nga rrezitjet e ndryshme me jetë.

Ai ka thënë se duhet ta pranojmë se numri i përgjithshëm i migruesve të parregullt nga Republika e Kosova për vitin 2014 ka shënuar rritje në krahasim me vitet e fundit.

“Bashkëqytetarët dhe familjet e tyre që preken nga ky fenomen dëmtohen në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke filluar nga shpenzimet e mëdha financiare që i shkaktohen pa ndonjë mundësi reale përfitimi e deri te rreziqet e ndryshme me jetë që janë pjesë e rrugëtimit të tyre drejt shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe të zonës Schengen”, ka thënë mes tjerash Çollaku,
Më tej, ministri ka thënë se shtetet anëtare janë lodhur nga migrimi në përgjithësi, dhe sigurisht që nuk presin që ne në këtë ditë të jemi burim.

“Kanë kaluar ditët kur kosovarëve u justifikohej migrimi në BE. Çfarë mundet secili prej nesh të bëjë në minimum është që t’i qartësojmë pasojat negative të këtij fenomeni opinionit të gjerë publik, dhe të përmbahemi nga deklaratat e nxituara politike që ndonjëherë mund t’iu shkojnë për shtati vetëm trafikantëve që janë duke e orkestruar këtë aktivitet të paligjshëm”, ka shtuar ai.

Sipas tij, është vështirë të bëhen ndryshime drastike të menjëhershme, por, një përkushtim i shtuar mund të ndikojë që ky fenomen të zbutet dhe të shënojë një rënie në një periudhë relativisht të shkurtër.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0