|Friday, May 19, 2017
You are here: Home » Lifestyle » Britanikja 112-vjeçe: Ndihem si të jem 70 vjeçe

Britanikja 112-vjeçe: Ndihem si të jem 70 vjeçe 

gladys-hooper-3168408b

Personi më i moshuar në Britani, që do të festojnë ditëlindjen e saj të 112-të të dielën, ka thënë se “ndjehem sikur të jam 70-vjeçe”.

Gladys Hermiston-Hooper, që ka lindur më 18 janar 1903, ka përjetuar dy Luftërat Botërore, fundosjen e Titanikut dhe pesë monarki britanike.

“Është mrekulli që kam jetuar kaq gjatë. Nuk ka ndonjë sekret dhe shpresoj të mund të vazhdoj edhe për disa vite. Ndjej sikur jam 70-vjeçe”, ka thënë ajo.

Hermiston-Hooper është lindur në po të njëjtin vit kur edhe vëllezërit Wright zbuluan aeroplanin e parë në botë, kur Edward VII u proklamua Perandor i Indisë dhe kur Tour de France u mbajt për herë të parë.

Ish-pianistja e koncerteve ka trashëguar titullin e personit më të moshuar që ende jeton në Britani pasi Ethel Lang, në moshën 114-vjeçe, vdiq të enjten. Në kohën kur ajo vdiq, thuhej të ketë qenë personi i tetë më i moshuar në botë.

Hermiston-Hooper ka katër nipa dhe pesë stërnipa. Ajo do ta festojë ditëlindjen në shtëpinë e saj në Ryde, Ishulli i Wight, me të birin e saj Derek, 84-vjeç, dhe pjesëtarë tjerë të familjes.

Personi më i moshuar në botë aktualisht besohet se është një grua japoneze, Misao Okawa, 116-vjeçe.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0