|Thursday, April 27, 2017
You are here: Home » Lajme » Bozhinovski: BDI do e lëshojë Qeverinë vetëm nëse e urdhëron ‘Sluzhba’ nga Beogradi

Bozhinovski: BDI do e lëshojë Qeverinë vetëm nëse e urdhëron ‘Sluzhba’ nga Beogradi 

Zoran-Bozinovski-520x308

Gazetari i mirënjohur hulumtues Zoran Bozhinovski, së fundmi ka komentuar mosdaljen e BDI-së nga Qeveria e Nikolla Gruevskit, raporton Almakos. Ai thotë se BDI një veprim të tillë mund ta ndëmerr vetëm nëse “urdhërohet” nga Beogradi.

“BDI-ja nuk do të del prej Qeverisë së Nikolla Gruevskit derisa nuk do t’a urdhëron “Zyra (SLUZHBATA)” në Beograd e cili e kontrollon ACA ANTIÇ, ose përderisa vetë Gruevski nuk jep dorëheqje apo të del prej funskionit kryeministër. Prej qytetarëve ose ndonje tajkuni, kuptohet kjo…”, – shkruan Bozhinovski.

Ndryshe, Bozhinivski është gazetari i cili që në vitin 2012 tha se vrasja e pesëfishtë në Smillkovcë të Shkupit mund të ndërlidhet me aksionin policor ‘Detonatori’ në bazë të njohurive që ai ka, nga siç thotë, pjesëtarë të policisë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike nga Beogradi atë kohë deklaroi se pjesëtarë të policisë e kanë njoftuar atë se me urdhër të ministres Janklullovska kanë qenë të obliguar të ruajnë bastoret, ekspoziturat e bankave për shkak të informatave që kanë pasur për vjedhje të mundshme. Bozhinovski tha se viktimat kanë rënë në terenin konfrontues të policisë dhe mafias. Bozhinovski tha se policia mundet shumë lehtë të zbardh këtë rast. “I bëj thirrje ministres Jankullovska që ta shqyrtojë procedurën për ndarjen e koncesionit për liqenin e Smillkovcit dhe Hekuranës, dy koncesionerëve, pas të cilëve qëndron Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. Si e kanë fituar atë vend, ato dy liqene nuk kanë peshq, djemtë atje nuk kanë shkuar për peshkim, do të thotë se e përdorin atë për ujitje. Ta shqyrtojë procedurën për ndarjen e konçesioneve personave pas të cilëve qëndron, Koce Trajanovski, Kryetar i Qytetit të Shkupit, i cili, për shkak të këtij rasti nuk shkoi për festën e pashkëve në apartamentin e rezervuar, në hotelin Kempinski në Banjsko. Këtë kisha për ta thënë dhe shumë shpejtë do të vijnë deri tek e vërteta”, tha Zoran Bozhinovski, gazetar hulumtues./Almakos

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0