|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Business » Biznesmeni shqiptar Samir Mane, në listën e më të pasurve të Europës

Biznesmeni shqiptar Samir Mane, në listën e më të pasurve të Europës 

Immagine3

Biznesmeni shqiptar Samir Mane, pronar i disa kompanive, ndër më të mëdhatë dhe më të njohurat në Shqipëri dhe rajon, renditet ndër personat më të pasur të Europës.

“The Post Internazionale” publikoi sot listën e plotë që gjeni më poshtë. Mes pasanikëve të Europës, veç z.Mane, pronar i Balfin Group dhe disa kompanive dhe bizneseve të tjera, gjenden edhe pronarët e Zara, H&M, Lidl, Lego, Heineken, RedBull.

Samir Mane është biznesmeni që kryeson listën e 10 personave më të pasur në Shqipëri. Zyrtarisht njihet si pronar 100 për qind i grupit Balfin, investime në pjesëmarrje dhe shërbim konsulence.

Gjithashtu Samir Mane është pronar 100 për qind i Mane TCI që merret me ndërtim dhe shitblerje pasurish të patundshme e qeradhënie, Albchrome Albania, me 90 për qind të aksioneve të Neptun, tregtim mallrash elektroshtëpiake, si dhe 88 për qind të aksioneve të Tirana East Gate, qendër tregtare, më e madhja në Shqipëri, etj.

Më poshtë gjeni listën me emrat e më të pasurve të Europës, vendin e tyre dhe vlerën në euro

pasaniket-noa

 

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0