|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Business » Bizneset indiane të interesuara për investime në Kosovë

Bizneset indiane të interesuara për investime në Kosovë 

Bizneset-indiane-të-interesuara-për-investime-në-Kosovë-700x394

Një delegacion i bizneseve nga India të kryesuar nga Harpret Singh, kanë vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve, ku janë pritur nga kryetari Agim Shahini dhe biznese të shumta vendore.

Vizita është bërë me qëllim të gjetjes së mundësive për investimet indiane në Kosovë në disa fusha.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, vlerësoi lartë interesimin e bizneseve indiane për të ardhur e investuar në Kosovë.

“Derisa India është një fuqi, në anën tjetër Kosova edhe pse një vend i vogël ka potenciale të mëdha për investime të huaja nga ku mund të eksportohet edhe në vendet dhe tregjet përrreth”, tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së i informoi bizneset indiane lidhur me kushtet dhe mundësitë e mira që ofron Kosova për bërie të biznesit dhe investime, e të cilat janë shumë më të favorshme sesa në vendet tjera të rajonit.

Sipas tij vendi ka avancuar mjaft pozitivisht në legjsilacion në krahasim me vendet tjera, gjë e cila ka ndikuar në ardhjen e shumë investitorëve të huaj.

“Ju ftojmë që të investoni në Kosovë, sepse pos kushteve shumë të favorshme, mund të shfrytëzoni vendin tonë edhe për prodhim dhe eksport drejt vendeve të Ballkanit dhe BE-së, që janë afër dhe me interes të madh për investotorët indian”, tha Agim Shahini.

Ai shtoi se pos politikave fiskale të favorshme edhe siguria e invetsimeve është e lartë, pasi që pos forcave venbdëse të sigurisë për këtë kujdesen edhe forcat policore e ushtarake të NATO-së e që janë nga shumë vende të botës.

Po ashtu e rëndësishme për investitorët e huaj është se vendi ka popullatën më të re në Evropë e më gjerë dhe të aftë profesionalisht për punë.

Nga ana tjetër Harpret Singh, përfaqësues i bizneseve nga India, tha se janë të lumtur që janë në shtetin më të ri në Evropë për të eksploruar mundësitë dhe potencialet për investime të reja në këtë vend.

“Shpresojmë se së shpejti India do të nisë me rritjen e bashkëpunimit bilateral me Kosovën dhe gjetjen e mundësisë për invetsime konkrete./Tribuna/

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0