|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Magazina » Besiana Mehmedi: Na fyen dhe na kërcënuan në Festivalin e RTSH-së

Besiana Mehmedi: Na fyen dhe na kërcënuan në Festivalin e RTSH-së 

besiana-mehmedi

Njëra nga konkurrentët në Festivalin e sivjetmë në RTSH, Besiana Mehmedi, ka folur për disa parregullsi tëkëtij festivali.

Ajo thotë se bashkë me partnerin e saj nuk kanë mundur të jenë në provën gjenerale, pasi që drejtori artistik e kishte vendosur provën më herët, e përveç kësaj këngëtarja pohon se ai i ka nxjerrë edhe jashtë.

Sipas saj, prapa skenës, kanë ndodhur edhe gjëra të tjera, si fyerjet dhe kërcënimet që i kishte marrë nga, siç e quan ajo, ushtari i Shpëtim Saraçit, Marjan Deda.

“Nuk mbaroi asgjë në skenë sepse në ‘backstage’ vjen ‘ushtari’ i Shpëtim Saraçit, Marjan Deda, i cili fyen verbalisht dhe kërcënon fizikisht”.

“Ne qëndruam deri në fund siç është tradita, edhe pse ishim të përgatitur për një diskualifikim të mundshëm”.

“Sado që kjo mund të ketë ndikuar në uljen e pikëve nga juria, e cila na la në vend të katërt,e rëndësishme është që të sillet në vend dinjiteti artistik”, ka shkruar Besiana Mehmedi në Facebook, transmeton Kosovapress.

Ndërsa për Shpëtim Saraçin thotë se e ka shndërruar Festivalin e RTSH-së, në monarki ku artistët mund të fyhen deri në nivelin më të ulët.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0