|Tuesday, May 30, 2017
You are here: Home » Sport » Bayern fiton në minutën e 90-të

Bayern fiton në minutën e 90-të 

1. FSV Mainz 05 - FC Bayern München

Arjen Robben ka shënuar gol në çastet e fundit të takimit, për t’i siguruar Bayern Mmunichut fitoren 2-1 në udhëtim te Mainz.

Kampionët në fuqi të Bundesligës e panë veten në disavatazh kur Elkin Soto shënoi gol pas 21 minutash lojë, duke dërguar topin në rrjet nëpër këmbët e portierit gjerman, Manuel Neuer.

Megjithatë tre minuta më vonë mesfushori Bastian Schweinsteiger barazoi rezultatin në 1-1, që mbeti i tillë deri në minutën e fundit të takimit.

Ishte Arjen Robben ai që shënoi golin e fitores për t’i ndihmuar skuadrës së Pep Guardiolës të thyejë edhe një tjetër rekord këtë sezon, për numrin më të madh të pikëve në pauzën dimërore.

Bayern Munich kështu e ka mbyllur vitin 2014 me fitore dhe aktualisht mbledh 45 pikë nga 14 fitoret dhe tre barazimet e shënuara në kampionat.

I dyti në tabelë aktualisht pozicionohet Wolsfburg me 31 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0