|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Shëndetësi » Arrat kontrollojnë glukozën dhe yndyrën në gjak

Arrat kontrollojnë glukozën dhe yndyrën në gjak 

arrat

Përdorimi i arrave në jetën e përditshme ndihmon në kontrollin e diabetit të tipit 2 dhe parandalimin e komplikimeve të mundshme përcjellëse.

Kështu bënë të ditur një hulumtim i ri nga spitali Shën Majkëll dhe Universitetit në Toronto.

Doktor Dejvid Xhenkins rekomandon që të konsumohen 30 gramë arra në ditë si ushqim i shëndetshëm për kontrollin e glukozës dhe yndyrës në gjak.

Studimi tregon, po ashtu se arrat, lajthitë, arra indiane, kikiriku dhe bajamet janë shumë të shëndetshme.

Ky studim mund të ndihmojë në përmirësimin e jetës së personave të prekur nga diabeti. Natyrisht, këtu janë edhe metodat tjera për shërimin e diabetit siç janë makro-biotikët.

 

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0