|Saturday, May 20, 2017
You are here: Home » Kosovë » 33 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës

33 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës 

gervalla-685x330
17 janari i vitit 1982, dita kur u vranë mizorisht vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka, është një datë e trishtë në historinë e shqiptarëve.
Edhe pse kanë kaluar 33 vjet, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me ta.

Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach (Gjermani). Nga autoritet shtetërore gjermane është lajmëruar se vrasës të panjohur kanë vrarë tre jugosllav dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë, në të cilën agjentë të sigurimit jugosllav dhe kundërshtarë të pushtetit luftojnë mes tyre. Pas kroatëve në ekzil si duket qeveria e Beogradit u ka shpallur luftën të përgjakshme shqiptarëve në ekzil që vijnë nga Kosova.
Atentati ka ndodhur përderisa drejtuesi i veturës (BMW 316, targa:HN CY 353) nxirrte veturën nga garazhda, duke drejtuar prapthi në drejtim të udhëkryqit. Në mot me borë, diku në 40 metrat e para veturës ka ndaluar pasi që nga një vend ndërtim në anë të djathtë të veturës një person nga një distancë pre 3 metrave ka gjuajtur në veturë. Krahas kësaj një person tjetër ka gjuajtur në veturë dhe ju ka afruar asaj për të vërtetuar se ia kanë arritur qëllimit.
Fqinjët të frikësuar nga krismat i shohin dy persona të gjinisë mashkullore duke ikur. Vetura ka mbetur e ndezur pasi që drejtuesit i kishte mbetur këmba në pedalen e gazit. Si pasojë e kësaj vetura ka vazhduar më tutje të ecën deri sa përplaset me një garazhdë. Gjatë kësaj kohe drejtuesi ka vdekur, ndërsa pas përplasjes është fikur motori.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur të vdekur drejtuesin e makinës Bardhosh Gërvallen, 31 vjeç, i goditur nga 6 plumba, bashkudhëtarët e tij Kadri Zekën, i vrarë nga dy goditje me plumba në trup dhe vëllaun e drejtuesit, Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, gjithashtu i plagosur rëndë nga dy goditje, me plumba.
“Der Spiegel” (25 janar 1982) për motivin e krimit shkruan identifikimi i shpejt i viktimave e ka sqaruar edhe motivin dhe drejtimin politik të tyre: “jugosllav në ekzil që i takonin kombësisë shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtar kundër qeverisjes së Beogradit” dhe vazhdon me tutje mbi autorët e vrasjes.
Tri viktimat u identifikuan shpejt dhe gjithashtu shpejt u ditë edhe drejtimi i tyre politik: jugosllavë në ekzil që i takonin kombësisë shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisë së Beogradit. Edhe për autorët e vrasjes pati shënjime.
Në vendin e ngjarjes Jusuf Gërvalla, i cili më vonë vdes, i kishte pëshpëritur policisë: “Ka qenë UDB-ja”.
Dymbëdhjetë herë ishte gjuajtur mbi të tre burrat nga pistoletat të – kalibri 7,65, dhjetë goditje kishin qëlluar zemrën, mushkëritë dhe qafën. Një polic në vendin e ngjarjes thotë: “E tëra dukej si pas një ekzekutimi”.
Ishte metodë që përdoret nga shërbimi sekret, siç thoshte snajperisti dhe instruktori i policisë nga Stuttgart-i Siegfried Hübner – duhet qëlluar me katër plumba “tre për ta mbërthyer viktimën nëse ajo qëndron ende, pra për ta rrëzuar dhe për ta bërë të paaftë për kundërvënie, dhe pastaj rigjuajtja e katërt e domosdoshme dhe vdekjeprurëse”.
Koha dhe atentatit ishte kulminacion i grindjeve të shërbimit sekret jugosllav me kundërshtarët e regjimit në botën e jashtme në këto vite. Gjatë kësaj kohe shtetasit jugosllavë në ekzil i kanë sulmuar ambasadat, konsullatat dhe përfaqësuesit e qeverisë jugosllave. Reagimet kriminele dhe terroriste të Beogradit në këto raste kanë qenë gjithnjë të ngjashme. (RTK)

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0