|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Shëndetësi » 15 arsye që të filloni të hani shegë

15 arsye që të filloni të hani shegë 

shega

Përveç shijes së mrekullueshme, kjo “frutë qiellore” mund të ofrojë shumë më tepër.

Ndalon plakjen

Shega është antioksidant. Lëngu i saj është i mirë për absorbimin e radikaleve të lira që gjenden në organizëm.

Mbron veshkat

Hulumtimet e fundit të botuara në media disa ditë më parë tregojnë se shega parandalon dëmtimet në veshka. Para së gjithash, ajo mbron veshkat nga toksinat.

Mbron dhe rigjeneron mëlçinë

Jo vetëm që lëngu i saj e mbron mëlçinë, por edhe ndihmon në rigjenerimin e saj, në qoftë se dëmi ka ndodhur tashmë.

Forcon sistemin imunitar

Shega dhe lëngu i saj përmbajnë shumë vitamina C, e cila është e nevojshme për të gjithë, sidomos gjatë dimrit.

Eliminon alergjinë

Shega përmban substanca të cilat i pengojnë proceset biokimike që lidhen me reagimet alergjike.

Mbron nga sëmundjet e zemrës

Studimet e reja kanë treguar se shega përshpejton aftësinë e trupit për ta sintetizuar kolesterinën dhe për t’i shkatërruar radikalet e lira në sistemin vaskular.

Mbron nga kanceri i prostatës

Hulumtuesit nga një universitet kanë treguar se lëngu i shegës mund të shkaktojë vdekjen e qelizave të kancerit.

Mbron nga kanceri i gjirit

Shkencëtarët e një tjetër universiteti kanë vërejtur efektet e lëngut të shegës, si një komponentë ushqyese në kancerin e gjirit. Rezultatet i kanë publikuar në një revistë me konkluzionin që lëngu i shegës është shumë efektiv në parandalimin e përhapjes së qelizave të kancerit.

Mbron nga kanceri i lëkurës

Nëse hani shegë, do ta zvogëloni rrezikun nga disa nga llojet kryesore të kancerit të lëkurës. Ky studim është publikuar nga dermatologët.

Mbron ADN-në

Fitonutrientët dhe antioksidantët e mbrojnë materialin gjenetik të organizmit.

Normalizon shtypjen e gjakut

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se shega mund të ndihmojë në uljen e shtypjes së gjakut, të shkaktuar nga ushqimi i yndyrshëm.

Rregullon metabolizmin

Shega ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak, përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, dhe lufton kundër inflamacionit dhe faktorëve të tjerë që mund të ndikojnë në metabolizëm. Shumë nga këto çrregullime mund të nënkuptojnë shfaqjen e diabetit ndërsa shega mund të kontribuojë në humbjen peshës.

Mbron nga infeksioni

Hulumtimi i ri tregon se shega, si ilaç, është efektiv në shkatërrimin e baktereve Gram-negative. Shumë baktere Gram-negative njihen të jenë rezistuese ndaj ilaçeve.

Mbron nga shfaqja e sëmundjes Alzheimer

Kjo frutë mund të mbrojë apo ngadalësojë humbjen e kujtesës.

Mbron nga osteoartriti

Përbërësit dhe acidet e saj janë dëshmuar si shërues në trajtimin e osteoartritit.

 

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0